PS-PD skema për heqje mandatesh?! Kush deputet do nxirret jashtë loje

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.06.2025, 17:22

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka marrë vendim për rinumërimin e kutive të votimit në qarqet e Tiranës dhe Fierit, pas ankesave të koalicionit Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025.

Në mbledhjen e KAS u vendos të hapen dhe të rivlerësohen rreth 1282 kuti votimi në Tiranë, përfshirë edhe ato me vota nga Diaspora. Për shkak të volumit të madh, ende nuk është përcaktuar data për nisjen e procesit, që pritet të zgjasë.

Ky rinumërim u kërkua konkretisht nga dy anëtarët e KAS, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, të propozuar nga opozita, të cilët bazuar në Kodin Zgjedhor kërkuan verifikimin e votave në qarkun e Tiranës, duke përfshirë edhe 16,788 vota të pavlefshme, të cilat PD shpreson t’i kthejë në vota në favor të saj për të fituar mandatin e 14, duke ia hequr kështu Partisë Mundësia një prej mandateve që aktualisht ka në këtë qark.

Përveç sfidës mes Berishës dhe Agron Shehajt për një mandat, rinumërimi do të prekë edhe kandidatët e tjerë nga të gjitha partitë, veçanërisht në garat ku diferencat ishin shumë të ngushta. Një shembull është gara mes Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut, ku Alimehmeti shpreson të përmbysë diferencën prej mbi 2400 votash.

Procesi do të përfshijë gjithashtu edhe disa socialistë që kanë humbur me diferenca të vogla, si Xhemal Qefalia që është 500 vota pas Ornaldo Rakipit, dhe Blerina Gjylameti që humbi me vetëm 140 vota ndaj Olta Xhaçkës.

Përveç Tiranës, KAS vendosi edhe rinumërimin e 587 kutive në qarkun e Fierit për të gjitha votat e kandidatëve dhe partive. Po ashtu, në qarkun e Dibrës do të hapen 44 kuti vetëm për verifikimin e votave preferenciale mes kandidatëve.

Ky proces pritet të sjellë ndryshime në rezultatet finale dhe të përcaktojë me saktësi deputetët që do të përfaqësojnë këto qarqe në Parlament.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit