Spitali i Lushnjës në kushte të mjerueshme, pacientët rrezikojnë nga infeksionet

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 09.06.2025, 16:34

Një denoncim i ardhur nga një qytetar ka ngritur alarmin për gjendjen katastrofike dhe alarmante në Spitalin Rajonal të Lushnjës, ku pastërtia mungon thuajse totalisht. Sipas tij, ambientet e brendshme janë të mbuluara nga papastërtia dhe milingonat shfaqen në çdo cep të spitalit. Mos flasim për tualetet, pasi siç duket dhe nga videoja e dërguar në redaksi, janë të papastra, muret në gjendje të mjerueshme, dhe në vend që pacientët të marrin trajtim, rrezikohen nga infeksione të rënda.

Situata përkeqësohet edhe më tej me shërbimin ushqimor. Qytetari thotë se ushqimi është në kushte të papranueshme dhe shpesh herë u dorëzohet pacientëve nga sanitaret, gjë që bie ndesh me çdo rregull sigurie dhe higjiene.

"Pershendetje jeta osh qejf! Beni thirrje shteti te mari masa sepse gjendja ne spitalin e lushnjes esht skandaloze pastertia eshte 0 faree spitali zhul milingonat ne cdo cep te spitalit tualeti po nuk mundesh dot te futesh brenda muret po ne gjendje skandaloze vjen per tu sheruar dhe merr infeksion ktu ushqimi skandaloz vjen e sjell ushqimin sanitarja dmth cdo gje skandaloze beni thirrje shteti te mari masa sepse populli nuk cohet po rrin flen gjum me kto kushte qe kemi flm ju lutem anonim", thuhet në denoncimin e mbërritur në redaksinë tonë.

Qytetari anonim i bën thirrje shtetit dhe institucioneve përgjegjëse, bashkisë, Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të ndërhyjnë urgjentisht për përmirësimin e kushteve në këtë spital. Qytetari kërkon që autoritetet të marrin masa të menjëhershme për të ndalur degradimin e mëtejshëm të këtij institucioni shëndetësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit