Qarkullonte si “mbret” pa doganë, konfiskohet BMW-ja luksoze në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.06.2025, 17:45

Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se ka konfiskuar një veturë të tipit BMW, e cila kishte më shumë se një vit që qarkullonte në territorin e Kosovës pa kryer asnjë procedurë të rregullt doganore.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti ishte identifikuar si pjesë e një operacioni të rregullt kontrolli, gjatë të cilit doganierët kanë konstatuar shkelje të drejtpërdrejta të legjislacionit doganor.

“Dogana e Kosovës ka identifikuar dhe konfiskuar një automjet që kishte mbi 1 vit që qarkullonte në territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë procedurë të rregullt doganore. Automjete të tilla paraqesin shkelje të drejtpërdrejtë të legjislacionit doganor dhe shmangie të obligimeve financiare. Dogana monitoron qarkullimin e automjeteve dhe ndërmarrë masa ndaj çdo shkeljeje të konstatuar”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit