Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare për bukuritë e saj natyrore, duke u përfshirë këtë vit në listën prestigjioze të “50 Plazheve më të Mira të Europës për 2025”, publikuar nga @worlds50beachesEurope. Gjiri i Gramës, një nga thesaret më të fshehta të Rivierës Shqiptare, është renditur në vendin e 12-të, duke u vlerësuar për natyrën e paprekur, ujin kristal dhe historinë e pasur që mbart.
Lista për vitin 2025 përmbledh destinacionet më mahnitëse dhe të larmishme të bregdetit europian, nga peizazhet dramatike të Islandës deri te brigjet ende të paeksploruara të Shqipërisë. Gjiri i Gramës është përzgjedhur për veçantinë që ofron, si një vend i izoluar ku vizitorët mund të përjetojnë qetësinë dhe natyrën në formën e saj më të pastër.
Sipas organizatorëve të @worlds50beaches, kjo listë është një burim frymëzimi për të gjithë ata që janë në kërkim të pushimeve perfekte pranë detit.
Gjiri i Gramës vazhdon të mbetet një nga sekretet më të bukura të Shqipërisë, tashmë i njohur edhe më gjerë.
View this post on Instagram