Gjatë një kontrolli rutinë, oficerët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet, ku janë zbuluar mbi 180 copë veshmbathje të dyshuara si produkte të kontrabanduara dhe imitime të markave të njohura ndërkombëtare.
Sipas njoftimit zyrtar, produktet nuk kishin asnjë dokumentacion të duhur dhe dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale (DPI).
“Luftimi i tregtisë së paligjshme dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale janë pjesë e përpjekjeve tona të përditshme për një ekonomi të ligjshme dhe konkurrencë të drejtë”, thuhet në postimin e Doganës në Facebook.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.