Një qytetar denoncon në redaksinë e JOQ Albania anulimin e fluturimit nga kompania Air Albania 10 minuta para nisjes. Qytetari shkruan se në aeroportin e Malpensës, kompania Air Albania ka anuluar fluturimin drejt Tiranës pak para nisjes, teksa shton se pasagjerët, përfshirë gra, fëmijë të vegjël dhe të moshuar, janë lënë pa asnjë zgjidhje konkrete, me arsyetimin e zakonshëm të një "defekti teknik".
Denoncuesi shton se sikur të mos mjaftonte kjo papërgjegjshmëri, Ai Albania ka kërkuar që udhëtarët të zhvendosen drejt aeroportit të Veronës për një tjetër fluturim që pritet të niset në orën 2 të mëngjesit, fluturim që, sipas zërave të brendshëm të siguruara nga denoncuesi. rrezikon gjithashtu të anulohet.
"Kompania air albania ka anulluar fluturimin 10 ninuta para nisjes nga Malpensa ne tirane i kan len njerzit rrugeve. Gjasme difekte teknike. Dua tna cojn ne verona. Te nisemi naten. Jemi me femij te vegjel. Verona niset ne 2 te nates. Dhe flitet qe dhe ai po anullohet", thuhet në një denoncim të mbërritur në redaksi.
Të indinjuar nga trajtimi aspak dinjitoz dhe mungesa totale e transparencës e komunikimit nga kompania Air Albania, qytetarët kërkojnë një zgjidhje të problemit. Familjarët me fëmijë të vegjël po përballen me orë të gjata pritjeje, pa akomodim dhe pa zgjidhje reale. Mungesa e informacionit dhe papërgjegjshmëria e Air Albania po e kthen udhëtimin në një torturë për dhjetëra pasagjerë që kishin planifikuar të ishin në atdhe sot.
"Pershendetje si jeni? Ne Malpensa kena ni problem Qe perseritet shpesh me pasagjert Qe i bajn me ardh dy ora para duke lan punen e te gjitha per me arrit ne kohe per te na chekini e kur arrim ne aeroport na thojn se ka prish motorr avjoni,nje person Qe nuk identificohet vec me pseudonim. Tani do munohem te dergoj edhe vidieon sesi trajtohena nga shqiptare tone ne Malpensa. Po patet munsi se Po na bajn me harxhu kohen e lekt kot se kta ne moment te funit del se prishet motori e neser na kan shty bileten. Ishalla neser nuk plas gomen avjoni ,se kshu ka met me u lut ishalla na ru zoti avjonin", thuhet në denoncimin tjetër të dërguar në redaksinë e JOQ Albania.
JOQ Albania i bën thirrje Air Albania, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që të marrin masa ndaj Air Albania-s, të hetojnë arsyet reale të kësaj sjelljeje të përsëritur dhe të garantojnë që të tilla raste të mos përsëriten. Një kompani që mban emrin e Shqipërisë nuk mund të veprojë në dëm të qytetarëve të saj, pa mbajtur asnjë përgjegjësi.