Rikardo denoncon zyrtarin e AShK-së: Mori leje 28 dhoma plazhi, ka vetëm 5

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.06.2025, 17:57

Rikardo, një i ri nga Saranda që prej 7 vitesh është bërë pjesë e sektorit të shërbimeve gjatë pushimeve të verës, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast abuzimi.

Bëhet fjalë për shtetasin Florjan Didati, i cili sipas denoncuesit, ka aplikuar si subjekt akomodimi duke pretenduar në shkresa zyrtare se ka 28 dhoma pushimi 40 metër larg pjesës së plazhit. Rikardo thotë se Floriani në të vërtetë ka vetëm 5 dhoma plazhi, ballkonet e të cilave pretendohet se janë pa leje.

Gjithashtu ai e akuzon Florianin se ka zaptuar një sipërfaqe 500 metër katror lulishte, për të cilën thotë se nuk posedon asnjë leje.

Ajo që e çudit më shumë Rikardon, është se si ka mundësi që Florjan Didati, ka marrë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit leje për shfrytëzimin e të njëjtës parcelë plazhi ku ai ka investuar prej 7 vitesh, dhe këtë vit ka një kapacitet 10 dhoma akomodim?

Për të zgjidhur këtë dilemë, i riu i është drejtuar institucioneve si AKB, Bashkisë Sarandë dhe Policisë, por asnjë nga institucionet nuk ka reaguar. Sipas Rikardos, Florjani është zyrtar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë, prandaj askush nuk reagon.

Denoncuesi ka telefonuar disa herë policinë bashkiake, por telefoni nuk është hapur.

E vetmja gjë që kërkon denoncuesi, është që të marrë përgjigje se si ka mundur zyrtari i AShK-së, që të marrë leje për 28 dhoma plazhi, kur në të vërtetë ka vetëm 5, dhe akuzohet se ka zaptuar lulishte e ndërtuar ballkone pa leje.

Redaksia jonë u bën thirrje institucioneve që të reagojnë dhe të zgjidhin sa më parë këtë problem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit