Skandal në sezonin turistik veror, Golemi dhe Shkëmbi i Kavajës pa ujë të pijshëm

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 09.06.2025, 15:48

Gjatë ditës së sotme në redaksinë tonë kanë mbërritur disa denoncime nga qytetarë dhe pronarë hotelesh që ndeshen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në zona me fluks të lartë turistik, konkretisht në zonat bregdetare.

Në Golem, Kavajë banorët dhe bizneset raportojnë se prej më shumë se katër orësh uji është ndërprerë pa asnjë njoftim paraprak, duke lënë pa shërbim si banorët lokalë, ashtu edhe qindra pushues vendas e të huaj që po qëndrojnë në hotele. Sipas tyre, situata është e papranueshme sidomos në një periudhë kur pritet që shërbimet të jenë në kapacitet maksimal për të përballuar sezonin turistik.

Denoncimi 1:

Pershendetje JOQ, Ju shkruajm nga zona e hoteleve ne Golem qe kemi 4 ore pa uj. Esht mbyllur uji për cdo hotel dhe banes te zones. Tani qe jemi plot me klient te huaj dhe te vendit e gjeten kta. Na rroft fatura ujit qe paguajm si banor dhe fundjavat pushim qe paguajm ne hotele se do si do pa uj ngelem. Ngelem Tu i thon robve uj pa uj skemi uj. Vetem ne shqiperi mund shofim kto lloj kushtesh. Skandal.

Ndërkohë, një tjetër denoncim vjen nga lagjja 13 në Durrës, në zonën e njohur si Shëmbi i Kavajës, ku mungesa e ujit është prej dy ditësh. Uji vjen për një orë dhe më pas ndërpritet sërish, duke vështirësuar jetesën dhe duke dëmtuar imazhin e zonës në sytë e turistëve. Sipas tyre, askush nuk po tregon përgjegjësi për këtë situatë që po ndikon direkt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në përvojën e vizitorëve.

Denoncimi 2:

Përshëndetje ju shkruaj nga lagjja 13 Durrës tek Shëmbi i Kavajës, kemi 3 dit pa ujë, vjen 1 orë dhe ikën. Turizmi në kaos këtu nuk i intereson askujt!

Mungesa e ujit në kulmin e sezonit turistik shton shqetësimet për përgatitjet dhe menaxhimin e infrastrukturës në zonat bregdetare. Përballë këtyre kushteve, qytetarët, bizneset ndihen të braktisur dhe të detyruar të përballen me vështirësi bazike, ndonëse paguajnë rregullisht faturat e ujit. Situata kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse kryetarja e bashkisë Durrës Emirjana Sako dhe kryetari i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, por jo vetëm dhe Ujësjellës Kanalizimeve të Durrësit e Kavajës për të garantuar furnizimin me ujë si një e drejtë bazë për banorët, pronarët e hoteleve dhe pushuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit