24-vjeçarja shkon me pushime, përdhunohet në Borsh

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.06.2025, 15:12

Pushimet verore në bregdetin e Jugut janë kthyer në një përvojë traumatike për dy vajza 24-vjeçare, të cilat kanë denoncuar raste përdhunimi dhe ngacmimi seksual gjatë qëndrimit të tyre në Borsh.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, ngjarjet janë regjistruar në zonën turistike të Borshit, ku të rejat kanë depozituar kallëzime ndaj dy burrave, për ngjarje të ndara por me natyrë të rëndë.

Njëra prej vajzave ka deklaruar se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj nga një 33-vjeçar me inicialet E.M., banues në Vorë.

Vajza tjetër ka akuzuar një 52-vjeçar nga Tirana, me inicialet Xh.D., për ngacmim seksual në të njëjtën zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit