Fletushka kundër fesë Islame në xhami! “Ahmet Kalaja refuzoi të dorëzonte kamerat”!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.06.2025, 15:01

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur 3 vite më parë pranë xhamisë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, ku disa persona hodhën fletushka me përmbajtje kundër fesë islame.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për këtë ngjarje që u trajtua si akt që synon nxitjen e urrejtjes fetare, ndërsa në çështje u përfshi edhe Drejtoria e Antiterrorit.

Hetimet kanë përfunduar dhe është çuar për gjykim dosja ndaj imamit Ahmed Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në bashkëpunim, një vepër që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burgim.

Sipas hetimeve, Kalaja akuzohet se ka refuzuar t’u dorëzojë autoriteteve pamjet e kamerave të sigurisë gjatë një operacioni të antiterrorit në vitin 2022, që lidhej me identifikimin e personave të dyshuar për shpërndarje materialesh me përmbajtje nxitëse ndaj komunitetit mysliman.

Në një reagim për mediat, ai ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se gjithçka është rezultat i një “keqkuptimi”, duke theksuar se ka bashkëpunuar me autoritetet në çdo fazë të hetimit.

Përmes një deklarate publike, imami i xhamisë, konfirmoi se ngjarja është denoncuar dhe se videoja e vetme e disponueshme për këtë akt është ajo e publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij, kamerat e sigurisë së xhamisë fshihen automatikisht çdo 20 ditë, çka ka pamundësuar dorëzimin e pamjeve për hetuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit