Punonjës të shumtë të policisë në Tiranë pretendojnë se nuk kanë marrë shpërblimet e premtuara për angazhimin në disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të fundit, zgjedhjet e 11 majit, Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë dhe aktivitetin ndërkombëtar Giro d’Italia. Sipas tyre, pavarësisht orareve të gjata dhe lodhjen e akumuluar, pagesat shtesë nuk janë dhënë.
Shumë prej efektivëve raportojnë se kanë punuar mbi dhjetë ditë rresht me turne të zgjatura deri në 12 orë në ditë, pa marrë ndonjë kompensim për orët shtesë apo për pjesëmarrjen në këto operacione të veçanta. Për më tepër, disa pretendojnë se as paga mujore nuk është hedhur e plotë ose është përfshirë vetëm një shumë simbolike si shtesë.
Në këto raste ekziston një shqetësim i përgjithshëm për mungesën e transparencës dhe trajtimit të pabarabartë ndaj forcave të rendit që ishin të angazhuara në terren. Punonjësit shprehen se janë ndjerë të injoruar dhe të lënë në heshtje, pavarësisht se kanë mbajtur barrën e sigurisë për zhvillimin normal të ngjarjeve të rëndësishme publike.
Denoncimi 1:
Persh joq. Policet e tiranes skan marre as leket e zgjedhjeve , samitit , Giro D’italia qe na ka dal shpirti Edhe rrogen sna e hedhin te plote. Anonim ju lutem
Denoncimi 2:
Mirdita si jeni? Desha te denoncoj dicka ne lidhje me punen time ne shtet. Jam nje punonjes policie ne nje komisariat te Tiranes Nuk eshte e vertete qe ne kemi marre shperblim. Kemi punuar 10 dite rresht nga 12 ore Si fillim giro d'italia,Samiti i Be,zgjedhjet. Pardje na doli rroga,asnje lek me teper
Denoncimi 3:
Edhe policet e tiranes nuk kemi marre asnje pagese as ore shtese as per zgjedhje kemi ndenjur me dite ne kembe per giro italia,zgjedhjet dhe samitin e be dhe asnje lek skemi marre.
Denoncimi 4:
Dhe ne punonjesit e policis Tirane nuk kemi marre fare lek nga zgjedhjet. Se mos na i hedhin prej jush
Denoncimi 5:
Edhe policia e tiranes pa parat e zgjedhjeve te gjithe pa perjashtim pa parate e zgjedhjeve jemi.jehone ju lutem pasi vetem juve ju kemi si ze per problemet tona
Denoncimi 6:
Pershendetje policia Tiranës ka marr vetem 50 milek te vjetra na e hodhen bashk me rrogën kemi pasur 3 aktivitete te medha dhe kemi qendruar 2 jave 12 orarsh Samiti xhiro italia dhe zgjedhjet 2025
Disa prej tyre kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për të verifikuar nëse fondet për këto angazhime janë shpërndarë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Ata i drejtohen mediave si mënyra e vetme për të ngritur zërin dhe për të kërkuar trajtim dinjitoz për punën e tyre.