33 milion lekë dëm me tendera, Elvis Roshi merret i pandehur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.06.2025, 15:34

Ish-kryebashkiaku i Kavajës është marrë zyrtarisht i pandehur nën akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”. Akuza iu komunikua këtë të hënë gjatë paraqitjes së tij në SPAK.

Ishte një audit i viteve 2013-2014 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili e kallëzoi Roshin në Prokurorinë e Kavajës në shtator të vitit 2015 nën dyshimet se me tenderat i ishteshkaktuar buxhetit një dëm pre 33 milion lekësh.

Sipas auditit, u zbuluan shkelje dhe parregullsi në disa tendera të urbanistikës dhe mënyrës së përzgjedhjes së fituesve duke ndjekur standarte të dyfishta për kualifikimin e konkurruesve.

Në dalje nga SPAK, Elvis Roshi nuk komentoi akuzën që iu komunikua, ndërsa avokati i tij tha: “Do njihemi me materialet dhe do paraqesim pretendimet tona.”

Kujtojmë se disa javë më parë, Elvis Roshit iu sekuestrua telefoni me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit