Pluhuri nga ndërtimet ‘mbyt’ bregdetin e Dhërmiut, problem për banorët dhe turistët

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 09.06.2025, 14:02

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i cili ngre shqetësimin për ndotjen e shkaktuar nga punimet e ndërtimit në zonën bregdetare të Dhërmiut. Sipas tij, pluhuri i ngritur nga mjetet dhe materialet e ndërtimit është kthyer në një problem të përditshëm për banorët dhe pushuesit, duke ndikuar jo vetëm në cilësinë e ajrit, por edhe në peizazhin natyror të kësaj zone të bukur turistike.

Çdo ditë zgjohen me një shtresë pluhuri mbi çati, makina dhe në dritaret e shtëpive. Këto punime po fshehin bukurinë e nënës natyrë. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Kjo ndotje e vazhdueshme rrezikon të dëmtojë seriozisht ekosistemin lokal dhe të zbehë përvojën e vizitorëve në një nga destinacionet më të njohura të jugut siç është Dhërmiu një atraksion turistik për vendas e të huaj.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve vendore dhe mjedisore që të monitorojnë më nga afër aktivitetet ndërtimore në zonat bregdetare dhe të vendosin rregulla të qarta për kontrollin e pluhurit dhe ruajtjen e pastërtisë ambientale. Turizmi nuk mund të zhvillohet mbi rrënojat e natyrës, zhvillimi dhe mbrojtja duhet të ecin bashkë, por pa dëmtuar nënën natyrë, banorët e zonës, por jo vetëm edhe turistët që zgjedhin Dhërmiun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit