Të shtunën pasdite, datë 7 qershor, një person ende i paidentifikuar i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e godinës 12 në Qytet Studenti, Tiranë.
Studentët ishin të parët që panë këtë ngjarje të rëndë dhe menjëherë njoftuan policinë.
Por edhe pse policia e ambulanca u morën me çështjen, askush nuk e di saktë kush është identiteti i viktimës që i dha fund jetës në këtë mënyrë, mosha e saktë apo edhe motivet që e shtynë drejt këtij akti të rëndë.
Madje disa studentë kanë edhe dyshime te gjinia e viktimës, duke thënë se ishte femër e jo mashkull, pasi e kanë parë me sytë e tyre trupin e pajetë në lulishten e godinës së konviktit.
Kjo mungesë transparence ka shkaktuar dyshime dhe reagime të shumta nga banorët dhe studentët, të cilët kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën. Ata duan të dinë se përse nuk bëhet publike asnjë detaj lidhur me personin, duke ngritur pikëpyetje për një mundësi të fshehjes së informacioneve.
Në vendin ku u hodh viktima ka mbetur mbulesa me të cilën u mbulua trupi, ndërkohë në shkallët e emergjencës që të çojnë në tarracën e godinës është vendosur një portë e mbyllur me çelës.
Mesazhi i studentëve:
Tani morren masa per te mbyllur dyert e taraces ne qytet student pasi u hodh personi. Edhe akoma nuk ka dale e verteta per personin qe u hodh, cfare ishte,kush ishte dhe pse u hodh. Te lutem postoje kete Disa thon mashkull disa femër. Une me aq sa pash mu duk shum trup vogel dhe femër. Askush nuk e njeh As nuk e kemi idene Dhe te gjithe pyesin si ka mundesi qe nuk del asnje informacion tjeter lidhur me ate person,cfar po fshehin Duam te dijme te verteten Ju lutem postojeni Kjo eshte ende ketu,me kete kan mbuluar personin i cili u vete hodh