Të paktën 17 oficerë të Patrullës së Autostradave të Kalifornisë (CHP) janë detyruar të braktisin automjetet e tyre dhe të strehohen nën një nënkalim, pasi janë sulmuar me gurë, fishekzjarre dhe objekte të rënda, nga protestues të dhunshëm.
Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në autostradën 101, gjatë protestave masive në qendër të Los Angele s, të cilat u zhvilluan kundër një vale bastisjesh imigracioni të urdhëruara nga Presidenti Donald Trump dhe të zbatuara nga Zyra për Imigracionin dhe Doganat (ICE). Bastisjet kanë shënjestruar kryesisht punëtorë ditorë dhe biznese, duke shkaktuar reagime të forta publike.
Sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale, automjetet e policisë u qëlluan me gurë dhe mjete shpërthyese, ndërsa në një moment, një nga makinat mori flakë. Policët e bllokuar nën urë u detyruan të shuanin zjarrin dhe të mbrohen pa ndonjë ndërhyrje të menjëhershme.
Gjatë protestave janë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për shpërndarjen e turmave, ndërsa në disa zona janë djegur automjete pa shofer të shërbimit të taksive Waymo. Policia e Los Anxhelosit ka shpallur disa tubime si të paligjshme dhe ka kryer arrestime, duke u përballur me objekte të hedhura nga protestuesit.
Protestat janë përshkruar si paqësore nga autoritetet lokale, përfshirë Guvernatorin Gavin Newsom dhe ish-nënpresidenten Kamala Harris, të cilët dënuan vendosjen e Gardës Kombëtare nga Presidenti Trump, duke e cilësuar si provokim të qëllimshëm.
Presidenti Donald Trump, në anën tjetër, deklaroi se Los Angeles është "pushtuar nga të huaj të paligjshëm dhe kriminelë", dhe se trazirat vetëm sa e "forcojnë vendosmërinë për të çliruar qytetin". Ai premtoi se administrata e tij do ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme për të rivendosur rendin”.
Me fillimin e javës së re, tensionet në qytet mbeten të larta, ndërsa protestat kundër bastisjeve të ICE-së pritet të vazhdojnë. Autoritetet federale dhe lokale janë në përplasje të hapur për qasjen ndaj protestave dhe masave të sigurisë. Analistët paralajmërojnë për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës, në një qytet tashmë të ngarkuar nga ndarjet politike dhe shoqërore.
BREAKING: Los Angeles sees escalating unrest. Demonstrators have damaged police cruisers on U.S. Route 101 by hurling objects from an overpass, while barricades are now erected outside City Hall. pic.twitter.com/6a7hTDcwIJ
— X News (@X_News09) June 9, 2025