Humbën jetën në aksident, shokët e Luanit dhe Tomorit pikturojnë muralen në Vlorë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.06.2025, 14:09

Më 1 qershor, Vlora u trondit nga një tragjedi e rëndë rrugore. Dy të rinj, Luan Llanaj 19 vjeç dhe Tomor Mbrati 17 vjeç, humbën jetën pasi motori me të cilin po ktheheshin për në shtëpi u përplas fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me betonin.

Luani humbi jetën në vend, ndërsa Tomori, i transportuar fillimisht në Spitalin e Vlorës dhe më pas në atë të Traumës në Tiranë, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Ngjarja ka lënë në pikëllim të thellë komunitetin dhe shokët e dy djemve, të cilët i përshkruajnë viktimat si të urtë, punëtorë dhe pa asnjë problem. Në shenjë nderimi, miqtë e tyre kanë vizatuar portretet e Luani dhe Tomorit në murin ku ndodhi përplasja fatale.

Të dy ishin nxënës të shkollës Industriale “Pavarësia” dhe punonin në një servis për të ndihmuar ekonomikisht familjet e tyre.

Tragjedia e djemve konsiderohet një humbje e dhimbshme, që ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm për të afërmit e tyre

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit