Sëmundja e murtajës në Martanesh, ngordhin mbi 150 bagëti, rrezikohet e gjithe tufa

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 09.06.2025, 12:10

Në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë është përhapur sëmundja e murtajës që ka prekur mbi 150 bagëti të cilët kanë ngordhur. Bëhet me dije se nga kjo sëmundje alarmante rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë të kësaj ferme në pronësi të blegtorit Bajram Mata. Janë marrë analizat, të cilët i kanë dërguar pranë institucionit përkatës në Tiranë dhe se janë në pritje të përgjigjeve të analiza për të përcaktuar shkakun e sëmundjes.

Drejt fermës janë nisur specialistë të Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Dibër, të shërbimit veterinar në nivel qarku, si dhe përfaqësues të shërbimit veterinar pranë Bashkisë Bulqizë. Autoritetet janë në gjendje alarmi dhe po merren masa për të kufizuar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat e tjera në zonë.

Kujtojmë se rasti i parë i murtajës së bagëtive u identifikua javën e kaluar në një fermë për mbarështimin e dhive në njësinë administrative Postribë, në qarkun Shkodër ku janë marrë masa të menjëhershme për izolimin dhe asgjësimin e krerëve të infektuar. Pas identifikimit të rastit nisi procesi i eliminimit të kafshëve të sëmura, ndërkohë që zona është izoluar në një rreze prej 3 dhe 10 kilometrash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit