Tensione në Urdhrin e Psikologut: Valbona Treska nuk i lëshon zyrën pasardhëses

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.06.2025, 11:49

Një situatë e pazakontë dhe me tension është krijuar ditën e sotme pranë ambjenteve të Urdhrit të Psikologut, pas përfundimit të procesit zgjedhor për drejtuesin e këtij institucioni.

Brunilda Laboviti, e shpallur fituese e zgjedhjeve të fundit për kreun e urdhrit, është paraqitur sot për të marrë detyrën e saj të re. Megjithatë, ajo është përballur me Valbona Treskën, presidenten në largim, e cila ka refuzuar të lirojë zyrën, duke argumentuar se procesi zgjedhor është ankimuar zyrtarisht dhe se duhet të pritet shqyrtimi i këtij ankimi përpara çdo dorëzimi të funksioneve.

Por Laboviti e kundërshton këtë version pasi sipas saj ankimimi nuk merret parasysh për shkak se është shkrirë këshilli. Në mungesë të një zgjidhjeje në vend, Laboviti ka kontaktuar përfaqësuesin e saj ligjor dhe ka telefonuar Policinë e Shtetit, duke kërkuar ndërhyrje për zbatimin e procesit të rregullt të tranzicionit institucional.

Ndaj Treskës ka një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, nën dyshimet për abuzime me detyrën dhe fondet e Urdhrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit