Hyn në fuqi urdhri i Trump, ndalon qytetarët e 12 vende të botës të hyjnë në SHBA

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 09.06.2025, 10:50

Ka hyrë në fuqi urdhri i ri i Trump që ndalon qytetarët e 12 vendeve të botës që të hyjnë në SHBA. Ky vendim ndalon qytetarët nga një duzinë shtetesh të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky hap pritet të pengojë rrugët e refugjatëve dhe të kufizojë më tej emigracionin, ndërkohë që administrata Trump vazhdon të forcojë politikat e saj ndaj hyrjeve të paligjshme. Shumë nga vendet e përfshira në ndalesë, si Irani dhe Afganistani, kanë marrëdhënie të tensionuara me SHBA-të, ndërsa shtete të tjera si Haiti dhe Libia përballen me kriza humanitare të rënda.

Kur njoftoi këto kufizime javën e kaluar, Trump theksoi se kjo masë u motivua nga një “sulm terrorist” i fundit në Kolorado, ku një grup protestuesish që shprehnin solidaritet me pengjet në Gaza u sulmuan nga një individ që, sipas Shtëpisë së Bardhë, kishte tejkaluar afatin e vizës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit