Arrestimi i policit Spahiu, deklarohet avokati i tij Koci

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.06.2025, 08:33

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

Lidhur me këtë ka folur edhe avokati i tij, Arianit Koci.

Ai ka deklauar se ka qenë në Serbi për të parë nga afër gjendjen si dhe është shprehur se nesër Prokuroria do të marrë në pyetje policin kosovar e më pas do të vendos nëse do ti caktohet masa e paraburgimit.

‘’Sapo u ktheva nga Serbia.

Isha në mision për të mbledhur informata dhe për të verifikuar çdo detaj nga afër; nga terreni.

Nesër fillon beteja juridike – dhe besoj se e vërteta do të dal në pah; do të përfundoj mirë.E kam marrë këtë përgjegjësi me vetëdije të plotë për seriozitetin e rastit dhe për nevojën që qytetari ynë të ketë mbrojtje efektive në çdo hap të procedurës.Prokurori do ta marrë nesër në pyetje Arbnorin, e më pas do të vendosë nëse do të paraqesë kërkesë për caktimin e paraburgimit’’ është shprehur Koci.

Sipas Kocit bazat e dyshimit janë të paqëndrueshme si dhe pretendimet në kërkesën për ndalim nuk qëndrojnë dhe do të hidhen poshtë.

‘’Në këtë fazë, mbështetja institucionale është e domosdoshme – veçanërisht në aspektin logjistik nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse.

Sidoqoftë, me ta kam pasur bashkëpunim të mirë dhe pres të vazhdojë’’ është shprehur më tutje ai.

Ky angazhim është çështje përgjegjësie profesionale – dhe bindjeje se asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk duhet të mbetet i pambrojtur, sidomos në raste të ndjeshme me implikime më të gjera, ka shtuar më tutje avokati Koci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit