Ish-polici i Kosovës që u ndalua nga Serbia del sot para gjykatës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.06.2025, 08:25

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

Kjo u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Zyrtarja për Komunikim, Qëndresa Fazliu, tha se ish-polici Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria drejt Kosovës, në kohën kur u ndalua nga autoritetet serbe.

Sipas MPJD-së, Spahiu pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake sot, në ora 09:00, në Gjykatën Komunale të Kikindës.

Derisa për ndalimin e ish-policit ka njoftuar dje avokati Arianit Koci, i cili ka deklaruar se ka marrë përsipër mbrojtjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit