Rrugët e veriut në kaos total: Qytetarët të bllokuar për orë të tëra!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.06.2025, 21:36

Qindra qytetarë kanë denoncuar në JOQ Albania trafikun e tmerrshëm që ka përfshirë aksin nga Shkodra në drejtim të Lezhës, më pas nga Miloti në Rubik e deri në rrugën e Kukësit. Sipas tyre, automjetet janë të bllokuara në trafik për 4 deri në 5 orë pa lëvizur.

Pamjet që na kanë dërguar janë të shumta dhe tregojnë kolona të gjata makinash dhe qytetarë të irrituar që nuk dinë çfarë të bëjnë. Në një kohë kur temperaturat janë të larta dhe shumë prej tyre udhëtojnë me fëmijë të vegjël apo të moshuar, kjo situatë është bërë e padurueshme.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të menaxhuar trafikun dhe për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit