Sulm i armatosur në Bogotë, Kolumbi, Kandidati për president plagoset rëndë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 08.06.2025, 20:10

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në kryeqytetin kolumbian, ku senatori dhe kandidati i mundshëm për president, Miguel Uribe Turbay, u qëllua me armë gjatë një tubimi elektoral në lagjen Modelia, parkun El Golfito.

Miguel Uribe ndodhet në gjendje kritike pas operacionit të emergjencës, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Një adoleshent 15-vjeçar është arrestuar në vendngjarje me armën e përdorur, një pistoletë kalibri 9 mm.

Ky incident ka tronditur opinionin publik në Kolumbi dhe ka ringjallur kujtimet për vrasjet politike të viteve 1990. Presidenti Gustavo Petro ka dënuar ashpër sulmin dhe ka urdhëruar hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.

Autoritetet vazhdojnë hetimet, ndërsa situata mbetet e tensionuar në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit