Rruga që të ‘pret’ gomën, qytetari përfundon në gropë në kryqëzimin e Valiasit

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 08.06.2025, 19:41

Një tjetër rast dëmtimi të automjetit nga rrugët e amortizuara të vendit është raportuar këtë herë nga kryqëzimi i Valiasit, në aksin që lidh zonën e Fushë-Krujës me Kamzën.

Qytetari denoncon se ka rënë me makinë në një gropë në mes të rrugës, duke çarë gomën. “Ja gropat e Kipes (Rakip Sulit), çdo ditë njerëzit lënë gomat rrugëve”, dëgjohet ai teksa filmon gropën në mes të rrugës dhe tregon dëmin. Pak metra më tutje, një tjetër drejtues mjeti kishte pësuar të njëjtin fat.

Sipas tij, kjo nuk është një situatë e rastësishme, por një realitet i përditshëm për qindra qytetarë që lëvizin në këtë aks. Gropat janë të pranishme në të dyja anët e rrugës nga Valiasi deri në Kamëz, duke e kthyer të gjithë segmentin në një rrezik konstant për automjetet dhe për këmbësorët.

Redaksia jonë ka marrë vazhdimisht denoncime për të njëjtën rrugë, ku qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale apo qeveritare. Rruga është e amortizuar në shumë segmente, me gropa të vazhdueshme dhe çarje asfalti që vështirësojnë qarkullimin dhe shkaktojnë dëme të shpeshta në automjete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit