Në ndeshjen e mbrëmshme, Shqipëria dhe Serbia barazuan 0-0 në "Arenën Kombëtare" për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ndërkohë një vëmendje të madhe ka marrë reagimi i një prej tifozëve të Shqipërisë.
Ky i fundit i është afruar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë gazetarit serb dhe e ka puthur në faqe. Diçka e tillë i ka ndodhur gazetarit të Al Jazeera Balkans, Milan Boskovic. Serbi ishte në lidhje direkte përpara "Arenës Kombëtares".
Gazetari serb e pret shumë mirë këtë reagim spontan, teksa shihet se i bën me shenjë moderatorit në studio dhe vazhdon të qesh e të kthejë sytë nga tifozi, Vëmendjen e mediave ballkanike e ka marrë pikërisht ky episod.