Një dhunë brutale është regjistruar në Ersekë. Bëhet e ditur se një 40-vjeçar banues në këtë zonë ka dhunuar vjehrrën e tij. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj dhune, teksa kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 40 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij”, thuhet në njoftim.