Itali/ Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar, në gjendje të rëndë

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 08.06.2025, 16:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Një djalë 16-vjeçar me origjinë shqiptare u qëllua me thikë në gjoks të shtunën në mbrëmje në Vicenza. Djaloshi 16-vjeçar tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin e zonës.

Edhe pse në gjendje të rëndë, jeta e tij nuk është në rrezik, bëjnë me dije autoritetet shëndetësore. Sipas mediave italiane gjithashtu bëhet e ditur se autori i dyshuar është një tjetër i ri, ndoshta bashkëmoshatar i viktimës.

Ndërkohë motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por një nga pistat që po hetohet është tentativa për grabitje që përfundoi në dhunë. Por hetuesit, megjithatë, nuk përjashtojnë as arsye të tjera pas agresionit. Dëshmitarë të rastësishëm që ndodheshin në zonë njoftuan ambulancën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit