Ankohen banorët e lagjes së Plazhit në Durrës: Kemi 3 ditë pa ujë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2025, 17:17

Banorët e lagjes së Plazhit në Durrës po përballen prej tre ditësh me mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre. Në një denoncim të dërguar për redaksinë tonë, ata tregojnë se furnizimi me ujë ndodh vetëm për dy orë në mëngjes, ndërsa për pjesën tjetër të ditës rubinetat mbeten të thata.

Depozitat janë bosh, ndërsa temperaturat në rritje e bëjnë situatën edhe më të vështirë për t’u përballuar, veçanërisht në një zonë turistike si kjo.

Banorët e konsiderojnë të papranueshme këtë gjendje dhe apelojnë për një reagim urgjent nga Ujësjellës Kanalizime Durrës, që të merren masa për kthimin e situatës në normalitet.

Pershendetje. Ne plazh Durres te Iliria, kemi 3 dite qe jemi pa uje. E hapin shume pak linjen e rrjetit dhe nuk arrin te furnizojne te gjitha depozitat. Uji vjen vetem 2 ore ne mengjes. Eshte turp i zotit ne kete kohe te vuajme per uje. Gjithe komshinjte ukrainas sdine ku te ankohen. Pothuajse gjysma e pallatit pa uje. Nuk e di kush eshte pergjegjes per furnizimin me uje por kjo situate duhet te ndryshohet,” thuhet në mesazhin e denoncuesit.

Deri tani, nuk ka një sqarim zyrtar për shkaqet e ndërprerjes së ujit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit