Fadroma në mes të plazhit në Radhimë, bezdis pushuesit, ndot vijën bregdetare

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 08.06.2025, 15:37

Sezoni turistik ka nisur, teksa shumë prej shqiptarëve iu janë drejtuar plazheve të bukura të vendit tonë për të shijuar verën. Por në Radhimë të Vlorës, pushuesit nuk po gjejnë qetësi. Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një mesazh shoqëruar me video ku tregon një një fadromë duke punuar në vijën bregdetare të Radhimës, Vlorë, në një ditë të diele kur plazhet janë të mbushura me pushues.

Siç shihet në videon e dërguar në redaksinë tonë, mjeti vazhdon i qetë punën në rërë, ndërsa përreth ndodhen qytetarë që shijojnë ditën e tyre të pushimit. Sipas qytetarit që ka regjistruar videon, ndërhyrja me mjete të rënda në këtë periudhë jo vetëm që krijon zhurmë të bezdisshme, por shkakton edhe ndotje të ujërave dhe dëmton vijën bregdetare.

“Keto jane ne Radhime Vlore dite e diele kur plazhet jane plot me pushues. Keta pervec zhurmes se bezdisshme e bejne ndotjen e ujit, shkatrrojne plazhet”, shkruan qytetari, duke ngritur shqetësimin për mungesën e kontrollit të këtyre ndërhyrjeve.

Duke parë videon dhe mesazhin denoncues, vihet në pikëpyetje mënyra se si menaxhohen punimet në zonat turistike gjatë verës dhe nevojën për më shumë kujdes ndaj mjedisit dhe pushuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit