Qytetarët denoncojnë: SMS të rreme me emrin e Postës Shqiptare, synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 08.06.2025, 15:00

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur dhjetëra denoncime që tregojnë raste të shumta të mashtrimeve përmes SMS-ve që pretendojnë të jenë nga Posta Shqiptare.

Në njërin prej denoncimeve, qytetari shpjegon se ka marrë një mesazh ku i kërkohej të riplotësonte adresën dhe më pas t’i jepte të dhënat e kartës bankare për të kryer një pagesë shtesë. Ai shkruan se ky është një mashtrim dhe kërkon që rasti të bëhet publik për të mos rënë edhe të tjerë pre e skemave të tilla.

Denoncimi 1

Pershendetje joq. Me kane derguar kete sms nga posta shqiptare dhe kur e klikova pasi me kerkonte te plotesoja dhe njehere adresen me pas ne hapin tjeter me kerkonin te vija nr e kartes dhe te beja dhe nje pagese tjeter dhe mendoj se ky eshte nje mashtrim. Ju lutem publikojeni por anonim pasi shume qytetare te tjere shqiptar mund te bien pre e ndonje mashtrimi.

Në një tjetër rast, një tjetër qytetar tregon se ka marrë një SMS me numër të huaj, konkretisht anglez, dhe e dyshon menjëherë për mashtrim. Ai thekson se nuk e ka hapur fare lidhjen që i është dërguar, duke shmangur kështu një mundësi për të rënë në kurth.

Denoncimi 2

Sapo më erdhi ky sms, posta shqiptare nuk çon sms me numër anglez. Edhe linku ështe link remote, un nuk e hapa fare.

Një ankesë tjetër vjen nga një person që thotë se ishte pranë mashtrimit, por ka arritur të kuptojë në kohë që bëhej fjalë për një gënjeshtër.

Denoncimi 3

Pershendetje kam nje ankes. genjeshtra qe njerzit po ashtu edhe un mund te mashtrohesha.

Në këto raste duhet një reagim i menjëhershëm, pasi qytetarët po përballen me rrezikun e humbjes së të dhënave personale dhe financiare përmes këtyre mesazheve të rreme. Posta Shqiptare dhe institucionet përkatëse Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare duhet të marrin masa urgjente për të gjurmuar dhe bllokuar këto skema mashtruese që po qarkullojnë përmes SMS-ve në mënyrë që të shmangen rastet ku individët bien pre e këtyre mashtrimeve që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

JOQ Albania i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hapin mesazhe të tilla dhe të mos fusin të dhënat bankare në faqe të panjohura. Kujdesi është jetik për të shmangur rënien pre e mashtrimeve të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit