Yzberisht/ U rrëzua nga tarraca e pallatit ku banonte tezja, ndërron jetë 14-vjeçari

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 08.06.2025, 13:24

Ditën e djeshme në Yzberisht u regjistrua një ngjarje e rëndë. Një adoleshent u rrëzua nga lartësia e një pallati dhe për pasojë mori plagë të rëndë dhe u dërgua me urgjencë te Trauma. Sot, pas ngjarjes, bëhet me dije se 14 vjeçari ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se i riu dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij.

"Më datë 07.06.2025, në Yzberisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij një i mitur 14 vjeç. Si pasojë, 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit