Shoferi bën manovra të rrezikshme në autostradë, fëmija varet nga dritarja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2025, 13:55

Me fillimin e pushimeve qarkullimi i automjeteve në rrugët e vendit tonë rritet ndjeshëm, duke rritur dhe shanset për një numër më të madh aksidentesh.

Shoferë të ndryshëm, herë pas here bëjnë veprime të rrezikshme në rrugë, duke u kthyer në një kërcënim për jetën e tyre por dhe të përdoruesve të tjerë.

Për të denoncuar një rast të ngjashëm, një qytetar i është drejtuar JOQ. Në pamjet që kanë mbërritur në redaksi, duket një automjet “Mercedes Benz” që po udhëton në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas qytetarit që raporton rastin, shoferi i kësaj makine gjatë gjithë rrugës ka kryer manovra të rrezikshme parakalimi, duke u kthyer në një burim aksidenti. Ajo që e bën ngjarjen më të rëndë është prania e një fëmije të vogël, i cili shihet teksa varet nga dritarja e makinës në pjesën e jashtme të saj.

Qytetari shkruan: “Manovra të gabuara + skandal fëmija del pothuajse nga dritarja. Çmenduri!

Këto veprime të pakujdesshme dhe të papërgjegjshme duhet të shmangen me çdo kusht, për të parandaluar ngjarje tragjike dhe për të ruajtur sigurinë në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit