Surprizohet emigranti shqiptar, 3000 € dëme nga gurët në rrugën Tiranë-Elbasan

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 08.06.2025, 12:05

Një emigrant shqiptar i cili prej dy vitesh jeton dhe punon në Gjermani është përballur me një incident mëngjesin e sotëm. Teksa po kthehet Mannheim për në Shqipëri tek të afërmit e tij për të festuar ditëlindjen, emigranti shqiptar është përballur me një incident në autostradën Tiranë-Elbasan që i ka kushtuar shumë financiarisht.

Emigranti shkruan se ka bërë një udhëtim prej 24 orësh dhe rreth 1900 kilometrash, duke kaluar në pesë shtete, pa asnjë problem. Por rrugëtimi i tij u përballë me një aksident vetëm 2 kilometra para tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan, ku automjeti i tij u përplas me gurë të mëdhenj të hedhur në mes të rrugës.

Gurët, sipas qytetarit, kishin përmasa sa një top futbolli dhe dëmet që i kanë shkaktuar automjetit kapin vlerën e rreth 3000 eurove. Qytetari thekson se ka më shumë se dy vite që është larguar nga Shqipëria dhe se kthimi i përkohshëm për të vizituar vendin është shoqëruar me një zhgënjim të thellë.

Ai e konsideron largimin nga vendi si vendimin më të mirë të jetës së tij, duke ngritur shqetësimin për sigurinë në rrugët shqiptare dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale.

"Pershendetje JOQ jam nisur nga Mannheim Gjermani kam ber 24 ore rruge perafersisht 1900 km kam kaluar ne 5 shtete 3 europiane 2 jasht europes asnje lloj problemi ne autostraden tirane elbasan 2 km para tunelit guret sa top futbolli ne mes te autostrades ne oret e para te mengjesit deme te shkaktuara rreth 3000€ dhe asnje lloj justifikimi .Dhurata me e bukur per ditelindje! Shyqyr zotit qe kam dy vite qe e kam len kte vend vendimi me i mire qe kam ber gjate gjith jetes sime! Ju lutem postojeni jo vetem story qe ta shohin njerezit qe dole ne rruge ne kete vend vdes dhe se harrohesh pa e marre vesh askush! Shume faleminderit", shkruan emigranti shqiptar për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit