Në fundin e pjesës së parë në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë, sulmuesi Rei Manaj, kishte shansin e artë të kalonte kuqezinjtë në avantazh, teksa gaboi nga pika e bardhë e 11-metrave. Tentativa e tij u ndal nga portieri Petroviç, duke bërë që fragmenti i parë i lojës të mbyllej me rrjeta të paprekura. Pas ndeshjes së mbrëmshme, Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas momentit të vështirë që përjetoi në ndeshjen kundër Serbisë, ku humbi penalltinë vendimtare. Ai ka shpërndarë një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku shpreh keqardhjen dhe iu kërkon ndjesë të gjithë shqiptarëve.
“Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë. E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për të gjithë ne. Më vjen thellësisht keq për penalltinë që humba. Si sulmues gjithmonë marr përgjegjësinë përpara portës, dhe nuk arrita të bëj atë që duhej. Ju kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarët, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqëndruar dhe më i vendosur.", shkruan Manaj në reagimin e tij pas humbjes së penalltisë në ndeshjen Shqipëri-Serbi.