Një grua 30 vjeçe në Gjermani ka plagosur me thikë dy persona. Ngjarja ka ndodhur në Mynih. Më konkretisht 30 vjeçarja ka plagosur dy kalimtarë, teksa policia gjermane e qëlloi për vdekje. Plagosja u regjistrua të shtunën mbrëma. Policia tentoi të arrestojë agresoren por ajo i kërcënoi me thikë, ndaj dhe policisë iu desh të ndërhynte duke e vrarë.
Gruaja u dërgua fillimisht në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, kurse gjendja e të plagosurve ende nuk dihet. Motivi i sulmit për momentin mbetet i panjohur, ndërsa dyshohet se gruaja kishte probleme me shëndetin mendor. S ajo goditi me thikë një burrë në zonën e Westendstraße, dhe pak më pas plagosi edhe një grua në Schwanthalerhöhe.