Mesazhe përçarëse në mure në veri të Mitrovicës, sulmohen edhe dy burra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.06.2025, 09:53

Më 7 qershor 2025, rreth orës 01:15 në rrugën “Ivo Lola Ribar”, dy burra kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

Njëri prej tyre ka marrë trajtim mjekësor për lëndime të lehta trupore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë, një ditë më parë rreth orës 20:00, në rrugën “Krajl Petar” janë raportuar mbishkrime në mure me përmbajtje “Kosovo je Srbija”, të cilat dyshohet se nxisin përçarje dhe mosdurim ndëretnik.

Edhe ky rast është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit