Përplasen disa makina në autostradë, shkrumbohet nga flakët një “Opel”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.06.2025, 09:03

E diela ka nisur me një aksident në autostradën Tiranë-Durrës që ka përfunduar në djegien e një makine.

Pas përplasjes së disa makinave, një mjet tip “Opel” është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar në pak çaste.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke shuar në kohë flakët, ndërkohë që nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar pasi shumë qytetarë po i drejtohen bregdetit që në orët e para të mëngjesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit