Barazimi pa gola me Serbinë, shqiptarët “i vënë flakën” Tiranës me këngë e valle

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.06.2025, 08:32

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë u mbyll me rezultatin 0-0 pasi Manaj nuk shfrytëzoi ashtu siç duhet penalltinë.

Por pavarësisht këtij rezultati dhe ndarjes së pikeve me Serbinë, shqiptarët kanë festuar me këngë, valle e aheng në Tiranë, trojet ku ka shqiptarë por edhe në Europë e më gjerë.

Pas këtij barazimi pa gola, Shqipëria ruan vendin e dytë në grup me 4 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje.

Anglia është në vendin e parë, ndërkohë vendin e tretë momentalisht e mban Letonia me 3 pikë të grumbulluara në 2 ndeshje.

Ndërsa e katërta është Serbia me 1 pikë, e cila me ndeshjen e kaluar nisi misionin e saj për kualifikim në Botërorin 2026 në SHBA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit