Ky është 46-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Lipjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.06.2025, 23:19

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Llugagji të komunës së Lipjanit, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë, ndërsa viktima është drejtuesi i motoçikletës, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Viktima është Urim Bektashi, 46 vjeçar Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se vdekja e 46-vjeçarit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa njësiti i trafikut rajonal ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit