Shqipëri-Serbi/ Mbyllet pjesa e parë, Manaj humb penalltinë në fund

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 07.06.2025, 21:46

Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë me rezultatin 0-0. Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje pozitive, duke luftuar në çdo cep të fushës dhe duke mos u tërhequr përballë presionit serb.

Në minutën e fundit të fraksionit të parë, Shqipëria pati rastin më të mirë për të kaluar në avantazh me një penallti të fituar pas një aksioni të bukur. Armando Manaj mori përgjegjësinë nga pika e bardhë, por gjuajtja e tij u prit nga portieri serb, duke i mohuar kuqezinjve gëzimin e golit.

Pavarësisht mungesës së golave, Shqipëria ka qenë më kërkuese dhe më e qartë në lojë. Loja mbetet e hapur dhe çdo gjë është ende për t’u vendosur në pjesën e dytë.

Si do të përfundojë ndeshja? Besimi është i plotë te kuqezinjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit