“Khaby Lame i arrestuar në SHBA”, lajmi që po përhapet në faqet pro-Trump

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 07.06.2025, 21:00

‘Khaby Lame i arrestuar në SHBA’, ky wshtw lajmi qw wshtw përhapur në faqet pro-Trump. Lajmin e ka bërë publik në platformën X (ish-Twitter) Bo Loudon, një influencer shumë i ri me bindje konservatore dhe mik i Barron Trump-it, djalit të presidentit amerikan dhe Zonjës së Parë, Melania.

Në postimin e tij, ku Lame përshkruhet si një “ylli i TikTok-ut me prirje ekstreme të majta”, Loudon pohon se arrestimi ka ndodhur në Las Vegas dhe se aktualisht 25-vjeçari ndodhet nën kujdesin e ICE (Immigration and Customs Enforcement), agjencia federale që merret me kontrollin e imigracionit, në qendrën e paraburgimit Henderson, në Nevada.

Në një postim në rrjetet sociale, Loudon pretendon se Khaby është ndaluar në Las Vegas dhe aktualisht ndodhet në qendrën e paraburgimit Henderson, nën kujdesin e agjencisë federale ICE (Immigration and Customs Enforcement).

Sipas Loudon, 25-vjeçari me origjinë senegaleze përshkruhet si një figurë me “prirje të majta ekstreme” në TikTok, dhe ai sugjeron se ndalimi mund të jetë për probleme me vizën apo çështje fiskale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit