Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri – Serbi, janë publikuar formacionet zyrtare. Si Sylvinho, ashtu edhe Stojkovic kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët.
Në mbrojtje shfaqet përsëri nga minuta e parë Hysaj, ndërsa Ajeti fiton balotazhin me Ismajlin përkrah Gjimshitit, me Mitajn që rifiton vendin në të majtë. Në mesfushë, Shehu i merr vendin Ramadanit, ndërsa përkrah do të ketë Asllanin e Laccin. Ndërkohë, Bajrami e Asani ulen në stol, me Hoxhën nga minuta e parë në të majtën, ndërsa Manaj e Broja do jenë më në qendër të sulmit.
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.
SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.