Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.06.2025, 18:37

Atmosfera para sfidës Shqipëri–Serbi është ndezur në rrugët e Tiranës, ku tifozët kuqezi kanë krijuar një klimë të zjarrtë, të mbushur me entuziazëm dhe emocion. Mes tyre bie në sy edhe një pamje e veçantë: një i ri afrikan, i mbështjellë me flamurin shqiptar mbi supe, që feston dhe brohoret për Kombëtaren.

Prania e tij është pritur me kureshtje dhe simpatikisht nga tifozët shqiptarë, duke u kthyer në simbol të mbështetjes ndërkombëtare për kuqezinjtë.

Ndeshja e sotme, që luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45, është një përballje e rëndësishme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e dytë në Grupin K me 3 pikë, pas një fitore ndaj Letonisë dhe një humbje nga Anglia. Serbia nga ana tjetër nis sonte rrugëtimin e saj në këtë grup.

Përveç peshës sportive, kjo ndeshje mbart edhe një simbolikë historike dhe emocionale, duke e bërë mbështetjen nga të gjithë tifozët – vendas e të huaj – edhe më domethënëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit