Guido, i riu që i dha fund jetës në Rrëmenj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2025, 17:52

Guido Dervishllari është i riu që i dha fund jetës ditën e sotme në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.

20-vjeçari që prej kohësh punonte si fotograf u gjet i vetëvarur rreth orës 14:40 në kodrat pranë fshatit Rrëmenj nga banorët e zonës. Këta të fundit njoftuan familjen dhe policinë.

Miqtë e tij kanë shpërndarë dhimbjen në rrjetet sociale, duke e përshkruar si një djalë të qeshur, të dashur dhe gjithmonë plot energji.

Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet që e çuan këtë të ri të ndjeshëm drejt një vendimi kaq të dhimbshëm e të pakuptueshëm.

Redaksia jonë u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe shoqërisë së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit