“Marjusi abuzoi se**ualisht me vajzën e xhaxhait që është me aftësi ndryshe”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2025, 17:24

Dy ditë më parë në datën 5 qershor, policia e Lushnjes njoftoi se në fshatin Barbullinjë u arrestua shtetasi Marjus Çela 36-vjeç, i cili nga hetimet dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 24-vjeçare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur para disa muajsh, dhe 36-vjeçari ka vepruar me forcë në kundërshtim me vullnetin e vajzës.

Më konkretisht, në njoftimin për mediat bëhej e ditur: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin M. Ç., 36 vjeç, banues në Barbullinjë, Lushnjë, pasi nga hetimet dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 24 vjeçe, para disa muajsh.

JOQ ka mësuar më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur mbarë komunitetin lokal. Sipas informacioneve nga banorë të zonës që i njohin të dyja palët, Marjusi ka abuzuar seksualisht me vajzën e xhaxhait të tij, kushërirën e parë.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është se vajza e abuzuar është me aftësi ndryshe, dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për të kundërshtuar. Pas ngjarjes dhe hetimeve paraprake, Marjus Çela është arrestuar dhe po mbahet në burgun e Fierit.

Qytetari që raporton rastin shkruan:

Prsh JOQ Albania. Jam nje qytetar nga Lushshnja, ka ndodhur nje ngjarje shum e rend ne nje fshat ne Lushnjes Barbullinje, esht arrestuar shtetasi Marjus cela sepse ka pordhonuar vajzen e xhaxhait te vet. Ajo esht me aftesi ke kofizura 24 vjcare. E ka len shtaxane djali xhaxhit I ka dal ADN esht ne Burgun e Fierit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në zonë dhe ka ngritur shqetësime serioze për mbrojtjen e personave me aftësi ndryshe ndaj formave të dhunës dhe abuzimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit