Denoncim/ Pjerin Ndreu diskriminon bizneset e vogla, favorizon miqtë e tij të “Vela” dhe “Big Market”

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 07.06.2025, 16:17

Në zonën turistike të Shëngjinit Bashkia Lezhë po godet drejt për drejt bizneset e vogla e të ndershme vendase. Një vendim i Bashkisë Lezhë, i miratuar dhe zbatuar me postoblloqe policie, ndalon furnizimin me mallra nga ora 08:00 deri në 22:00 duke e bërë praktikisht të pamundur funksionimin normal të dhjetëra bizneseve gjatë sezonit turistik. Situata përkeqësohet edhe më shumë gjatë fundjavës, kur ndalohet çdo lloj furnizimi, pavarësisht orarit.

Ndërsa bizneset e vogla përballen me humbje të mëdha, disa subjekte të lidhura me njerëz të afërt të kryetarit Pjerin Ndreu gëzojnë trajtim të privilegjuar. Furgonët e “Ujit Vela” janë parë të shpërndajnë lirisht gjatë gjithë ditës, duke ngritur dyshime serioze për përjashtime të qëllimshme dhe selektive që favorizojnë “miqtë” e pushtetit. "Nuk është rastësi që pronarja e Big Market ka lidhje të ngushta personale me kryetarin e bashkisë", shkruan qytetari.

Bizneset në Shëngjin kërkojnë trajtim të barabartë dhe rishikim urgjent të këtij vendimi diskriminues. Zhvillimi i turizmit nuk mund të ndërtohet mbi favorizime dhe përjashtime, por mbi rregulla të drejta dhe mbështetje për të gjithë aktorët ekonomikë që punojnë ndershmërisht.

MESAZHI I MBËRRITUR NË REDAKSINË E JOQ ALABANIA:

Përshëndetje JOQ,

Po ju drejtohem me shqetësim të thellë në emër të shumë bizneseve që operojnë në zonën turistike të Shëngjinit. Aktualisht, jemi duke përjetuar një situatë të pajustifikueshme dhe diskriminuese, për shkak të një vendimi absurd të Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu.

Ky vendim ndalon furnizimin me mallra për të gjitha bizneset nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes. Dhe akoma më keq: gjatë ditëve më të rëndësishme të javës për turizmin – të premten, të shtunën dhe të dielën – nuk lejohet furnizim FARE, në asnjë orar!

Na kërkohet të presim mallrat vetëm gjatë orëve të natës, që do të thotë të mbajmë stafin në punë 24 orë ose të mbyllim dyqanet. Kjo është e pamundur për një biznes të vogël apo të mesëm që jeton vetëm nga ky sezon. Jemi duke humbur mallra, klientë dhe po na pengohet funksionimi i përditshëm.

Por skandali nuk mbaron këtu.

Ndërkohë që ne pengohemi dhe ndalohemi, furgonat e “Ujit Vela”, që janë në pronësi të fisit Noka, lejohen të shpërndajnë lirshëm gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, është lejuar edhe furgoni i Big Market, që furnizon degët e tyre në Shëngjin – dhe nuk është rastësi që pronarja e Big Market ka lidhje të ngushta personale me kryetarin e bashkisë.

Pra, për ne që s’kemi “lidhje”, ka rregulla. Për ata që janë “miq të pushtetit” – ka përjashtime.

Kjo nuk është administratë publike – kjo është përzgjedhje mafioze dhe shkatërrim ekonomik me emër dhe mbiemër. Bizneset që mezi presin sezonin për të mbijetuar, po trajtohen si pengesë në vend që të mbështeten.

Ne nuk kërkojmë trajtim të veçantë – kërkojmë të trajtohemi të gjithë njësoj, me dinjitet dhe me mundësi të barabarta për të punuar.

Z. Pjerin Ndreu, a jeni në shërbim të qytetarëve të Lezhës dhe Shëngjinit, apo vetëm të rrethit tuaj të ngushtë? A do ta ktheni këtë sezon në një mundësi për zhvillim, apo në një sezon për përfitime personale?

Kërkojmë urgjentisht rishikimin e këtij vendimi dhe ndaljen e këtij diskriminimi të pashembullt ndaj bizneseve që punojnë ndershmërisht.

Faleminderit nëse do e publikoni dhe jepni zë kësaj padrejtësie që po mbyt çdo ditë punën tonë.

E ka nxjerr bashkia vete ne faqen e facebook

Pa llogaritur qe te henen me date 2 qershor ka patur postobllok polivie qe ua jepte te gjithe shofereve kete vendim te printuar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit