20-vjeçari nga Rrëmenji i jep fund jetës duke u vetëvarur në mal

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2025, 15:55

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në fshatin Rrëmenj të Pogradecit, ku një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur.

Ai është gjetur nga banorët e zonës i pajetë në një kodër pranë fshatit. Sipas informacioneve paraprake, trupi i të riut me inicialet G. D., është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë familjarët dhe autoritetet.

Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti ekstrem. Hetimet pritet të zbardhin më shumë detaje rreth ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40 në fshatin Rrëmenj, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një zonë kodrinore, shtetasi G. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit