Dredha gënjeu sërish/ Tymi kancerogjen mbulon Vlorën, landfilli i Sherishtës ende jashtë funksionit

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 07.06.2025, 15:38

Më 29 prill u zhvillua ceremonia e përurimit të landfillit të Sherishtës i promovuar nga kryebashkiaku i Vlorës si një zgjidhje për problemin e përvitshëm që keqmenaxhimit të mbetjeve urbane në qytetin bregdetar, ku shpeshherë u është vënë flaka plehrave që aktualisht depozitohen tek fushat e vjetra duke krijuar një panoramë të shëmtuar të Vlorës.

“Landifilli i ri i Vlorës, në fshatin Sherishtë do të vihet në funksion”, kështu u shpreh kryebashkiaku, por sezoni veror ka trokitur dhe premtimi i Dredhës mbeti vetëm premtim që e mori era. Në fushat e vjetra shihen sërish plehra që digjen. Sot u pa që tymi pushtoi Vlorën, bashkë me erën e detit, teksa nxori në pah premtimet e pambajtura të Dredhës.

Kryebashkiaku Dredha në inagurimin e landfilli i Sherishtës

Vlora sot në sezon turistik

Landfilli i Sherishtës në Vlorë është një projekt i qeverisë me vlerë 26 milion euro dhe vendosja në funksion e tij do të zgjidhte problematikën e vjetër të ndotjes në qytetin bregdetar, por Ermal Dredha i Vlorës nuk e mbajti sërish fjalën, teksa edhe sot pamë një Vlorë të mbuluar nga tymi i zi dhe era e plehrave që digjen.

Pasi videot bënë xhiron e rrjetit erdhi dhe reagimi i kryetarit të Bashkisë i cili foli për komplot lidhur me ngjarjen, ndërsa nuk vuri theksin aspak te premtimet e tij të pambajtura për vendosjen në funksion të landfildit të Sherishtës që sot mos të kishte sërish tymi toksik i çliruar nga djegia e mbetjeve po përhapet me shpejtësi në disa lagje të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit