Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Belgjikë. Një 46-vjeçare nga Ukraina dhe vajza e saj vetëm 6-vjeçare janë goditur me thike. Nënë e bijë u gjetën pasi ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit u thirrën nga banorët e zonës pasi banesa e nënë e bijë kishte marrë flakë.
Mediat ne Belgjikë raportojnë se nëna kishte ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa e bija u gjet pa ndjenja. Edhe pse u bënë përpjekje për ta shpëtuar, nuk patën rezultat. Autoritetet besojnë se zjarri ishte i qëllimshëm dhe kanë nisur një hetim për vrasje.
Nënë e bijë u gjetën në shtëpinë që po digjej. Familja ukrainase jetonte prej tre vitesh në Belgjikë ndërsa babai shërben në frontin e luftës në Ukrainë. Djali djalë 16-vjeçar i familjes ndodhej në shkollë kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.