Vlora mbulohet sërish nga tymi toksik, i vihet flaka fushës së mbetjeve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2025, 13:39

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët ditën e sotme, duke shkaktuar një situatë shqetësuese për banorët, pushuesit dhe mjedisin përreth.

Tymi toksik i çliruar nga djegia e mbetjeve po përhapet me shpejtësi në disa lagje të qytetit, duke krijuar probleme serioze për cilësinë e ajrit dhe shëndetin e qytetarëve.

Tre mjete zjarrfikëse ndodhen aktualisht në terren, duke punuar për lokalizimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet nga zjarri.

Situata është kthyer në një fenomen të përsëritur, veçanërisht problematik tani që ka nisur sezoni turistik dhe qyteti pret një fluks të madh vizitorësh.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe zgjidhje afatgjatë nga autoritetet vendore dhe qendrore, për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen e vazhdueshme që rrezikon jo vetëm mjedisin, por edhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Shumë pushues kanë braktisur plazhin dhe po largohen pasi tymi sa vjen e përhapet duke rënduar edhe më shumë situaten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit